Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur pritet të jetë e gatshme për përdorim vaksina kundër COVID-19?

Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë zbuluar vaksinën 90 për qind efektive ndaj koronavirusit u përhap shpejt. Sidoqoftë, duhet të pritet akoma që ajo të lëshohet në përdorim.

Sipas Laura Foster, korrespodente e shëndetit, vaksina do kohë para se të jetë e lirë të përdoret. Pikë së pari, ajo vetëm sa e ka kaluar fazën e tretë të testimit, kësisoj ajo duhet të vërtetohet ende se sa efektive është.

Sophie Harman, doktoreshë në Universitetin e Londrës, shprehet e rezervuar në lidhje me lëshimin e saj në treg, pasi thotë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm para përdorimit të saj.

Sidoqoftë, sipas kompanisë që e prodhoi këtë vaksinë, PFIZER, mund të ndodhë që sasi të vogla të saj mund të lëshohen në fund të muajit nëntor.

Fillimisht pritet të lëshohen në përdorim sasi të vogla të vaksinës, ndërsa në fund të vitit 2020 do të jenë diku rreth 2-3 milionë, kurse në fund të vitit 2021 do të jenë afro 1.3 miliardë vaksina të gatshme për përdorim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë