Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri: Kufizohen lëvizjet për tri javë

Duke e parë gjendjen me pandeminë COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri do të vendosë masa të reja për kufizim të lëvizjes. Që nga e mërkura, do të ndalohen lëvizjet prej orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shprehet se masat do të rishikohen në varësi të situatës, por momentalisht vendi do të jetë i mbyllur në këtë orar, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar mbi 500 raste të infektimeve me koronavirus, shifra këto alarmate të cilat çojnë drejt nevojës për ndërmarrjen e masave më restriktive. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë