Një aksident tragjik me pasojë ka shkaktur vdekjen e 2 të rinjve nga Shkupi ka ndodhur në Çeki.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Pragë- Ústí nad Labem të Çekisë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të rinj nga Shkupi.
Bëhet fjalë për M.B., (30 vjec) dhe D.B., (27 vjec), të cilët po ktheheshin nga vendlindja.
Sipas mediave çeke makina është përplasur në urë në drejtim të Ústí nad Labem.
“Sipas informacioneve paraprake, një automjet BMW doli nga austostada. Dy persona, një shofer dhe një pasagjerë vdiqën në vend”, tha zëdhënësja e policisë Veronika Hyšplerová.
Policia po heton shkaqet e aksidentit./Familjajonë/