Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.
“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.
Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Osmani pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.
Ndryhe sot ish-presidentit Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale. /Familjajonë/