Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 700 mjekë janë infektuar me Covid deri më tani në Kosovë

Kryetari I Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu ka deklaruar se deri tani në Kosovë janë infektuar mbi 700 mjekë. Ai ka thënë se tash është vonë të analizohen mundësitë e parandalimit të infeksionit dhe duhet mobilizim dhe veprime nga institucionet.

“Nuk është më koha e parandalimit, është koha e veprimit sepse këtë po tregojnë shifrat. Mendoj që kemi pas mundësinë të bëjmë më shumë në periudhën e armëpushimit që kemi pasur për një muaj e gjysmë dy muaj- kjo koha ka qenë për të bërë një analizë se si jemi sjellë ne si shoqëri  gjatë asaj kohe, qeveria dhe institucionet shëndetësore se si ka shkuar menaxhimi me COVID-19 dhe të dalin me një përfundim”, tha ai në Klan Kosova.

“Besoj se është vonë për një analizë të tillë sot e pashë edhe një reagim nga këshilltari i ministrit, që thoshte se gjendja është alarmante dhe se duhet të mobilizohemi. Ne do duhej të mobilizoheshim para dy ose tre javëve kur kemi parë se çfarë po ndodhë për rreth nesh”.

Sejdu mes tjerash tha se mungesa e mjekëve si pasojë e infektimit me COVID-19 ka filluar të ndjehet.

“Tash duhet të shikojmë se çfarë mund të bëhet. Profesionistët edhe psiqikisht edhe me përvojë janë më të përgatitur dhe do ta marrin më me sportivitet dhe të menaxhohet më mirë”.

“Por janë elementet tjera që sigurisht do të reflektohen si lodhja, infektimi në mesin tonë, janë rreth 700 mjekë që kanë kaluar nëpër këtë periudhë, vetëm javën e kaluar kanë qenë shtatë anesteziologë që janë infektuar dhe që janë kyç në këtë luftë dhe mungesa e tyre vec ka filluar të shihet”.

Sejdiu mes tjerash tha se ka nevojë për bashkëpunim mes institucioneve.

“Ka nevojë për mobizilim dhe koordinim më të mirë ndër institucional”.

“Gabimi i parë për qytetarët ka qenë se do duhej të shpjegohej për ta se nëse ne nuk jemi të disiplinuar kemi për të shkatërruar sistemin shëndetësorë dhe pastaj s’kemi cfarë të bëjmë”, deklaroi Sejdiu./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë