Princi William, i dyti në radhë për fronin Britanik, doli pozitiv për coronavirus në fillim të këtij viti, por nuk iu tha publikut, sipas BBC-së.
Princ William bëri një pushim shtatë-ditor nga 9 prilli deri më 16 prill gjersa mori pjesë në ceromininë e hapjes së spitalit të Nightingale në Birmingham përmes video lidhjes.
Princi Charles, babai i William dhe trashëgimtari i frontit britanik, doli pozitiv për coronavirus në fund të marsit dhe u izolua në Skroci.
Shoqata e Shtypit njoftoi se Pallati Kensington, rezidenca dhe zyra e Ëilliam, nuk e komentoi çështjen kur u kontaktuan të dielën, por gjithashtu nuk e mohoi raportimin e mediave.
CNN gjithashtu ka kontaktuar Pallatin Kensington për koment, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Familjajonë/