Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhnom Ghebreyesus, deklaroi se ka kontaktuar me një përson që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai tha se ndihej mirë dhe nuk kishte simptoma të sëmundjes, por që do të vet-izolohet.
“Unë u identifikova si kontakti i dikujt që doli pozitiv për COVID-19. Unë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, por do të jem në vet-izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia, në përputhje me protokollet e OBSH-së”, shkroi ai në llogarinë personale në Tëitter.
Theksojmë 55-vjeçari në këtë post të lartë të shëndetësisë botërore ka ardhur në vitin 2017.
Ndryshe, etiopasi me profesion është biolog si dhe studiues i shëndetit publik gjersa studimet i ka kryer në Britani të Madhe. /Familjajonë/