Komuniteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19 do mblidhet sot për t’i shqyrtuar propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me masat e reja për parandalimin e përkeqësimit të situatës me koronavirus.
Masat e reja të ndërmarra mund të conin drejt kufizimeve ekstreme.
Komuniteti në fjalë do të shqyrtojë disa propozime të cilat kanë të bëjë me reduktimin e veprimeve në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në sektorë publikë dhe privatë dhe rritje e përkujdesit për grupmosha dhe kategori të caktuara, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto diskutime për ndërmarrjen e masave të reja më strikte ka ndodhur pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19, ku vetëm dje u shënuan 418.