Te kinezët është i njohur ilaçi i cili u ka ndihmuar shumicës që të nxjerrin jashtë gurin nga tëmthi në mënyrën më të lehtë dhe më pak të rrezikshme.
Mjeku kinez Dr. Lai Chiu-Nan rekomandon metodën tërësisht natyrale të eliminimit të gurëve nga tëmthi, të cilat janë shumë të rrezikshëm- pos që shkaktojnë dhembje, ata çojnë edhe deri te verdhëza, madje edhe deri te kanceri.
Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët sëmuren nga kanceri kryesisht kanë pasur gurë në tëmth para kancerit.
Njëri ndër simptomat e gurëve në tëmth është ndjenja e ngopjes së madhe pas racionit.
Keni ndjenjën sikur nuk mund ta tretni ushqimin
Nëse gjërat bëhen më serioze, shfaqen edhe dhembje në mëlçi. Nëse mendoni që keni gurë në tëmth, më së miri do të jetë nëse aplikoni këtë metodë të lashtë kineze.
Konsiderohet që kjo metodë kineze gjithashtu është e mirë edhe për forcimin e mëlçisë, pasi që mëlçia dhe tëmthi janë ngushtë të lidhura.
Si të nxirrni jashtë gurin nga tëmthi nëpërmjet jashtëqitjes
1.Në pesë ditët e para pini katër gota lëng molle çdo ditë apo hani së paku 4-5 mollë. Lëngu i mollëve zbut gurin në tëmth. Gjatë atyre pesë ditëve mund të hani normalisht.
2. Ditën e gjashtë mos hani darkë.
3. Atë ditë në orën 18:00 merrni një lugë të vogël sulfat magnezi me një gotë ujë të nxehtë.
4. Në orën 20:00 bëni të njëjtën gjë. Sulfati i magnezit hap qeskën e tëmthit.
5. Në orën 22:00 pini 5 – 6 lugë vaj ulliri apo vaj susami, me po aq lëng të kulluar të freskët limoni.
6. Përzieni mirë dhe pini. Vaji do të lyejë gurtë dhe do të lehtësojë daljen jashtë të tyre.
Mëngjesin e ardhshëm, në jashtëqitjen tuaj do të duhej të gjendeshin gurë të gjelbër, të cilët zakonisht pluskojnë.
Madje edhe nëse nuk keni simptome gurësh në tëmth, nuk do të jetë keq të provoni këtë terapi natyrale, sepse pastrimi i qeskës së tëmthit nuk mund t’ju bëjë dëm./Familjajonë/