Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës, sot ka ndihmuar 220 familje.
“Sikur edhe gjatë gjithë situatës me pandemi, edhe kësaj radhe kjo shoqatë, ndihmat për familjet nevojë i ka shpërndarë përmes shtabit komunal, në mënyrë që këto ndihma të shkojnë në familjet që kanë nevojë dhe përmes institucionit të komunës”.
“Për këtë ndihmë dhe për të gjitha ndihmat tjera, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në emër të shtabit komunal e ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, thuhet në komunikatën për shtyp të komunës së Malishevës.