Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
​Numër rekord i të infektuarve në Holandë, nuk ka teste të mjaftueshme

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Holandë po thyen rekorde për të tretën ditë me radhë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, duke paralajmëruar se kapacitetet e testimit nuk janë të mjaftueshme për një valë të re në muajt e ardhshëm.

Kapaciteti i testimit dhe kapaciteti laboratorik duhet të rritet nga niveli aktual i rreth 30,000 testeve në ditë në 55,000 teste në ditë në nëntor dhe në 70,000 në dhjetor dhe 85,000 nga shkurti, tha ministria.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur kapacitetin tonë, por ato nuk janë ende të mjaftueshme,” tha kryeministri Mark Rutte në një debat në parlamentin holandez të enjten.

Njerëzit tashmë u është dashur të presin me ditë të tëra për provë dhe autoritetet thonë se shumë njerëz po i përgjigjen testimit pa simptoma të dukshme të COVID-19, andaj tani këshillohet të testohen vetëm ata që kanë probleme serioze shëndetësore.

Numri ditor i të infektuarve është rritur javët e fundit në Holandë, duke arritur të enjten 1753, ose gjithsej 88,073.

Belgjika dhe Gjermania këshilluan të mërkurën të mos udhëtonin pa nevojë në Amsterdam dhe Roterdam dhe rrethinat e tyre dhe vendosën që udhëtarët nga ato zona do të duhej të hynin në një karantinë dy-javore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë