Një person nga Ferizaj ka humbur sot jetën si pasojë e koronavirusit.
Këtë e bëri të ditur Agim Aliu, kryetari i kësaj komune me anë të një postimi në Facebook.
“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve”.
“Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka shkruar Aliu.