Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një paciente e prekur me COVID-19

Një paciente nga Peja ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se pacientja kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

“Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar

me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.

3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 mijë e 675 analiza”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë