Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku kosovar në Berlin për viktimat në Kosovë: Ata që kishin sëmundje shoqëruese pse s’vdiqën deri sot?

Ka shkuar në 4931 numri i të infektuarve në Kosovë, derisa dy javët e fundit kanë shënur rritje të rasteve, gjë që ka bërë Qeverinë të merr disa vendime, si masa mbrojtëse për parandalimin e kësaj pandemie.

Ndërsa,  Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin, përmes një postimi në FB ka ironizuar me disa kolegë të tij në Kosovë, saktësisht komentet e tyre, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se detyra e mjekut është t’a mbrojë jetën e pacientit e jo t’i mbrojë bizneset. Ka mjaft kush i mbron bizneset dhe biznesmenët.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kur po i ndëgjoj disa mjekë kosovarë duke fol si zëdhënës të bizneseve për “rimëkëmbjen ekonomike” dhe “dëmet kolaterale”, pastaj kur thonë “COVID-19 është si gripi sezonal” e “pacientët që po vdesin kanë edhe sëmundje shoqëruese” “po vdesin gjithkund në botë, le të vdesin edhe te ne” etj., e këndej situata shëndetësore me COVID-19 totalisht jashtë kontrollit (njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit ku vetëm të fortit mbijetojnë), atëherë shumë lehtë po e kuptoj se ku e kanë hallin e tyre.
Detyra e mjekut është t’a mbrojë jetën e pacientit e jo t’i mbrojë bizneset. Ka mjaft kush i mbron bizneset dhe biznesmenët.

Ata që kishin sëmundje shoqëruese pse nuk vdiqën deri sot?
A e dini sa njerëz jetojnë në Kosovë me sëmundje shoqëruese?
Nëse arsyetojmë kështu, atëherë duhet të përgatitemi për qindra-mijëra raste me përfundim të keq. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë