Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
301 pacientë me koronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale – 29 në gjendje të rënduar

301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës bëhet e ditur në raportin e ditës së sotme.

Raporti thekson se në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë, kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

“Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë