Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Hoti: Ndalohen të gjitha ritet fetare deri në një rishikim tjetër

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas përfundimit të takimit me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ka mbajtur një konferencë për media.

Hoti ka thënë se me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 gjendja është rënduar shumë.

“Në bazë të shifrave gjendja po rendohet dhe jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore dhe jemi duke e bërë të pamundurën. Në javët e fundit ne kemi marr një numër të madh të masave për të përgatitur për valën e dytë dhe për vjeshtë dhe duke ri-organizuar komplet shërbimin spitalor dhe duke nisur procedurat për blerjen e testeve shtesë”.

I pari i qeverisë theksoi se pas mbledhjes së këshillit të sigurisë një pjesë e madhe janë pajtuar që të vazhdojnë ndërmarrjen e masave shtesë por duke mos përjashtuar gjendjen e jashtëzakonshme.

“Në tre ditët kemi shqyrtuar masat e reja. Unë kam zhvilluar konsultime me të gjitha grupet e interesit. Sapo i kryejmë edhe mbledhjen e këshillit të sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me ndërmarrjen e masave shtesë dhe të përcjellim situatën duke mos përjashtuar ndjekjen e procedurave për shpallje të jashtëzakonshme. Ministria e Financave ka dhënë në dispozicion 9.2 milionë euro për të blerë gjërat e nevojshme”.

Shefi i ekzekutivit shtoi se do të ndalohet edhe ritet fetare deri në një rishikim tjetër.

“Masat që do të prezantohen sot do të jenë më efekteve se ato që kemi marr më herët. Do të ketë gjoba për ata që nuk i respektojnë vendimet dhe nuk do të ketë tolerime. Po ashtu ti obligojmë institucionet që të kenë dezinfektues dhe të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare deri sa të bëhet një rishikim tjetër”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë