Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A do të lejohen dasmat? Ja çfarë u vendos në takimin e Këshillit të Sigurisë

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka treguar se a do të lejohet mbajtja e dasmave.

Ai në një konferencë për media të mbajtur sot pas takimit me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, tha se janë të papranueshme mbajtja e dasmave në kohë të pandemisë.

“Do ta angazhojmë plotësisht me asistencë të plotë të policisë, Inspektoratin Sanitar, për të shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Dhe më lejoni të them se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt I cili nuk I respekton vendimet  e Qeverisë”.

“Është e papranueshme ndërkohë që vendimet e Qeverisë janë në fuqi, derisa inspektorati dhe policia janë në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme ne rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë”, tha Hoti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë