Në Meksikë për të tretën ditë janë regjistruar numra rekord të të prekurve me COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë në Meksikë, ka njoftuar se janë identifikuar 7 mijë e 280 raste me koronavirus.
Përndryshe numri i personave që ka ndërruar jetë në këtë shtet nga COVID-19 është 33 mijë e 526.