Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet që gjatë ditës së djeshme 8 persona në Prizren janë ndaluar pasi nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Me vendim të prokurorit për të tetë të dyshuarit është inicuar lënda “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.