Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infektologu Sadiku: Bartja e maskës është patriotizëm i ditëve të sotme


Infektologu Izet Sadiku ka thënë se mosrespektimi i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, është rrezikim i jetës së qytetarëve.

Sadiku ka theksuar se është e nevojshme që institucionet duhet të rrisin kapacitetin e personelit shëndetësor por edhe numrin e testimeve.

Ai ka theksuar se duhet të bëhet një monitorim më i ashpër, që secili t’iu përmbahet masave.

”Kjo rritje e numrit është pritur por duhet të nis monitorimi i manualit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Duhet të merren masa ndaj atyre që nuk respektojnë rekomandimet”.

Sipas tij, gjendja është alarmante megjithatë vendosja e maskës sipas tij sot duhet të jetë vepër patriotike.

”Bartja e maskës është patriotizem i ditëve të sotme”, thotë ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë