Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet bilanci tragjik në SHBA, shkon në 93,594 viktima

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 93.594, prej të cilëve 1.530 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 19.974, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.572.114.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 361 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 12,6 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 362.630 raste të konfirmuara dhe 28.648 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 308.705 raste, Spanja me 278.803 dhe Brazili me 271.885 raste.

Youtube

Arkiva

Kategoritë