Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
14 raste të reja me koronavirus dhe dy të shëruar

Janë shënuar 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë teksa 2 persona janë shëruar.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. 

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 14 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

Sot më 10 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 655 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë