Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo proteinë mund të luaj një rol të rëndësishëm në pneumoni dhe Covid-19, thonë studiuesit

Në raste të rënda të Covid-19, një lëshim masiv i proteinës endogjene HMGB1 në mushkëri mund të kontribuojë në inflamacionin pulmonar dhe dëmtimin e indeve.

Infeksione të rënda virale mund të shkaktojnë që sistemi imunitar të mos reagojë mbi agjentët ndërhyrës infektues dhe të prodhojë sasi të mëdha të proteinave të quajtura citokina në atë që quhet stuhi sitokine, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë inflamacion serioz, ndoshta fatal dhe dëmtim të indeve. Një nga molekulat përgjegjëse për stuhitë e citokinës është proteina proinflamatuese HMGB1.

HMGB1 luan një rol kryesor në zhvilimin e dëmtimit akut të mushkërive, pavarësisht nga shkaku. Prandaj është interesante të testohet nëse frenuesit specifik HMGB1 do të jenë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe dëmtimin pasues të mushkërise të shkaktuara nga koronavirusi.

Ndërsa aktualisht nuk ka frenues të veçantë HMGB1 të testuar te njerëzit, ekzistojnë një numër i barnave ekzistuese që janë aprovuar për efekte të tjera biologjike dhe që gjithashtu bllokojnë pjesësisht HMGB1.

Sidoqoftë, ato akoma nuk janë testuar me qëllim të zvogëlimit të inflamacionit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë