Tashmë u bënë disa ditë që në vendin tonë numri i të shëruarve nga koronavirusi vazhdon të jetë më i madh sesa i rasteve të reja.
Pavarësisht kësaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos relaksohen nga këto rezultate dhe të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Ja njoftimi:
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!/Familja Jonë