Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur do të jetë gati vaksina e parë kundër koronavirusit?

Një zyrtar kinez ka pohuar se vaksina e parë e koronavirusit në vend mund të jetë e gatshme në më pak se pesë muaj. Dr Gao Fu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Kinës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha që Kina pret që të ketë një kandidat të suksesshëm vaksinimi për sëmundjen vdekjeprurëse deri në shtator.

Shefi i shëndetësisë shtoi se vaksina do të përdoret për situata emergjente, siç është një valë e re e shpërthimit të virusit. Virologu tha gjithashtu se Kina po udhëheq përpjekjet e botës për të zhvilluar vaksina për kundër ngjitjes së virusit.

“Ndoshta deri në shtator, mund të kemi një vaksinë që do të përdoret për raste urgjente. Për shembull, nëse kemi përsëri një shpërthim urgjence”.

Dr Gao shtoi se ‘vaksina urgjente’, e cila do të ishte në fazën e dytë ose të tretë të provave klinike, mund të përdoret për punonjësit e mjekësisë para popullatës së përgjithshme. “Sipas mendimit tim, mbase do të marrim një vaksinë për njerëzit e shëndetshëm në fillim të vitit të ardhshëm,” deklaroi zyrtari kinez.

Youtube

Arkiva

Kategoritë