Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një lidhje live në Facebook, ka bërë me dije se personat e prekur në Shqipëri janë 15 raste.
Manastirliu:
Janë 283 raste të testuar dhe 15 pozitive. 3 rastet janë persona që lidhen me rastin e parë me pacientin zero.
Ndërsa sa i përket të personelit në Durrës ajo tha:
“Në kampionin e parë të testimeve në spitalin e Durrësit, dua që të njoftoj që të gjithë testimet janë negative. Kjo do të thotë që të gjithë mjekët kanë vepruar sipas protokolleve.
Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave edhe sa i përket pacienteve dhe familjarëve”./Familja Jonë