Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marr vendim që t’i mbyllë të gjitha restorantet, baret e klubet në Tiranë e Durrës.
Arsyeja për këtë sipas Ramës, është për shkallën e ulët të vetëdijes që kanë të rinjtë duke i vizituar këto vende.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e Ramës të bërë në Facebook:
“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!
🔴 KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!”, ka shkruar Rama në Facebook.