Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat nga kanceri i mitrës

Ky kancer është lloji i gjashtë më i përhapur tek gratë. Vetëm në SHBA gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 380 mijë raste të reja me kancer të mitrës.

Simptoma më e shpeshtë e këtij lloj kanceri është gjakderdhja. Tek pacientet që kanë arritur monopauzë, ato mund të gjakosin herë pas herë nëse kanë kancer endometrial. Por tek gratë e reja, ky tumor manifestohet me gjakosje pas periodave.Shumica dërrmuese e kancerit të mitrës, fillon në qeliza që përbëjnë shtresën e mitrës (e që quhenendometrium). Ka raste të rralla kur ky kancer mund të fillojë në muskujt që e rrethojnë mitrën. Ky lloj i kancerit quhet sarkoma e mitrës dhe trajtohet ndryshe nga ai endometrial.

Gjithashtu kanceri i mitrës është i ndarë nga tumoret e tjera që ndodhin në sistemin riprodhues femëror, siç është kanceri i vezorëve apo i qafës së mitrës.

Rreziku për tu prekur nga kanceri mitrës, rritet me moshë. Shumicën e kohës paraqitet te gratë e moshave 40 e më lartë, kurse tek gratë më të reja ndodh në një përqindje shumë të ulët.

Ende nuk është e sigurt se çfarë e shkakton kancerin e mitrës, por janë disa shkaktarë që ndikojnë në zhvillimin e tij.

Më të rrezikuarat janë gratë që i kanë hormonet e çrregulluara, sidomos hormonin e oestrogjenit. Ky hormon rregullon sistemin riprodhues tek gratë.

Si shkaktar mund të cilësohet edhe mbipesha. Gratë që janë me mbipeshë kanë tre herë mundësi që të preken nga kanceri i mitrës kundrejtë grave që kanë peshë normale. /FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë