Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë efektesh negative i sjell qëndrimi ulur organizmit?

Një studim i bërë thotë se ecja gjatë ditës i sjellë shumë benefite organizmit. Qëndrimi ulur në tavolinën tuaj të punës mund të duket si diçka e mire dhe shumë e thjeshtë, por në fakt mund të dëmtojë muskujt e zemrës dhe me kalimin e kohës të dobësojë funksionet e saj.

Është e ditur se ushtrimet  forcojnë muskujt e zemrës, hapin arteriet dhe ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut. Mirëpo më pak e njohur është ajo që ndodh me zemrën kur trupi është i palëvizshëm.

Qëndrimi ulur i ka shqetësuar kardiologët  dhe ata mendojnë se kjo është e dëmshme.

Një studim i publikuar gjeti prova që qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore është një faktor rreziku për vdekjen e hershme. Sipas studimit të tyre, sa më shumë kohë të kaloni ulur, aq më i madh bëhet rreziku për vdekjen e hershme.

Këtu janë disa statistika nga studimi:

  • Pjesëmarrësit në studim të cilët kalonin më shumë se 13 orë në ditë ulur kishin një rrezik 200 përqind më të madh të vdekjes sesa ata me më pak se 11 orë.
  • Pjesëmarrësit që lëviznin më shumë dhe uleshin më pak (ulur më pak se 30 minuta) kishin një rrezik 55 përqind më të ulët se ata që qëndronin ulur për 30 minuta ose më shumë.
  • Pjesëmarrësit të cilët kalonin më shumë se 90 minuta ulur kishin gati dy herë më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata që e kufizonin gjithmonë kohën e uljes në më pak se 90 minuta.

Njerëzit që kalojnë një kohë të gjatë ulur mund të kenë një mori efektesh negative shëndetësore:

  • Ngadalëzohet metabolizmi
  • Dëmtimet në shpinë
  • Sindroma metabolike
  • Dhimbje kronike
  • Obezitet
  • Diabet
  • Rritje të konsiderueshme të rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Siç mund ta shihni, ulja mund të çojë në efekte negative në të gjithë trupin, përfshirë rritjen e rrezikut  për sëmundje të zemrës./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë