Shumë prej nesh, mund të mos e mendojnë dyherë kur vëmë grim apo kur paketojmë ushqimin me qese apo në pjata plastike, duke mos ia vënë veshin se çfarë i ndodh organizmit tonë.
Produktet e grimit me përbërje organike janë të shtrenjta, por dëmtimi që ia bëjmë lëkurës me grim të lirë, janë të pariparueshme.
Ushqimi i shëndetshëm me nivel të lartë të vitaminave, në shikim të parë mund të duket i kushtueshëm, por të gjitha bien në ujë, kur flasim për dëmet që vijnë nga kequshqyerja.
Për fat të keq, të gjitha këto gjëra që janë pjesë e përditshmërisë ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si funksionon trupi jonë, pasi të gjitha këto gjëra përmbajnë çrregullime endokrine, të quajtur ksenoestrogjene.
Ksenoestrogjenet, janë një kategori e kimikateve që i përdorim çdo ditë por në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në funksionimin normal të hormoneve.
Ksenoestrogjen rrjedh nga fjala ‘kseno’ që do të thotë i jashtëm, dhe estrogjen duke iu referuar hormonit femëror, estrogjenit.
Normalisht, sistemi ynë endokrin liron hormone që i ‘sinjalizojnë’ indet për të kryer funksione të caktuara. Por kur kemi kontakte të përditshme me produkte kimikate, atëherë ato futen në organizëm dhe ‘imitojnë’ punën që kryejnë hormonet, duke i bllokuar dhe shkatërruar hormonet natyrale./FamiljaJone