Kur flasim për rolin e vitaminave në lëkurë, atëherë menjëherë vëmendja shkon tek përdorimi i Vitaminës V dhe A – por një vitaminë tjetër është më e rëndësishme!
Vitamina E është një prej përbërësve më të shpeshtë që përdoret nga produktet për kujdes ndaj lëkurës.
Sipas dermatologut, David Lortscher, Vitamina E është e mbushur me antioksidantë që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe nga rrezet ultraviolet.
“Vitamina E është e duhura për të gjithë ata që shqetësohen nga shenjat e pleqërisë dhe e mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ndihmon në regjenerimin e lëkurës”, është shprehur Lortscher./FamiljaJone