Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dallimet mes anoreksisë dhe bulimisë

Anoreksia dhe bulimia, janë crregullime të ngrënies ku një person përpiqet të humbasë peshë, në mënyrë jo të shëndetshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, rreth 0.6% e të rriturve në SHBA vuajnë nga anoreksia dhe 0.3% nga bulimia.

Ekzistojnë dallime thelbësore midis anoreksisë dhe bulimisë, por është e mundur që një person t’i ketë të dyja në të njëjtën kohë.

Njerëzit me anoreksi dhe bulimi, kanë një imazh jo të vërtetë mbi trupin e tyre. Edhe anoreksikët edhe bulimikët, tentojnë të humbasin peshë, duke përdorur metoda jo të shëndetshme.

Njerëzit me anoreksi kanë tendencë të adoptojnë dieta ekstreme. Ata mund ta kufizojnë marrjen e ushqimit deri në një shkallë, që mund t’i dërgojë në kequshqyerje dhe në rastin më të keq edhe në vdekje.

Kurse personat me bulimi, kanë episode të ngrënies së tepërt dhe ‘ngacmim’ për të vjella. P.sh një bulimik mund të konsumojë sasi të madhe të ushqimit dhe më pas përmes futjes së gishtave në fytë, apo përdorimit të laksativëve, mund të provokojë të vjella./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë