Ndonëse burrat dhe gratë mund kenë sëmundje me simptomat të njëta, disa prej sëmundjeve mund të ndikojnë ndryshe tek të dy gjinitë.
Më poshtë mund të lexoni për disa lloj sëmundjesh që ndikojnë ndryshe tek gratë dhe ndryshe tek burrat:
Humbja e flokëve – burrat kanë tendencë më shumë se gratë t’i humbasin flokët gjatë plakjes. Kjo për shkak që testesteroni ka ndikim tek flokët e tyre. Tek burrat humbja e flokëve fillon në të njëzetat kurse tek gratë pas moshës 50 vjecare.
Aknet – tek gratë paraqiten aknet gjatë mestracionjeve apo monopauzës, kur niveli i hormoneve u ndryshon, Të dy gjinitë, mund të kenë akne gjatë adoleshencës por tek burrat kjo periudhë zgjatë më shumë pasi ata prodhojnë sebum, që është substanca përgjegjëse për akne.
Skleroza multiple – është 2 deri në 3 herë më e shpeshtë tek gratë se sa tek burrat. Sidoqoftë, tek burrat manifestohet shumë më rëndë se sa te gratë.
Depresioni dhe ankthi – gratë kanë më shumë depresion dhe ankth se sa burrat. Kjo ndodh pasi gratë përjetojnë më shumë gjëra se sa burrat, si psh: dhuna në bazë gjinore, disavantazhet socio-ekonomike, të ardhura jo të barabarta etj./Familja Jone