Ndonjëherë është shumë e vështirë, që të dallosh nëse një person që shoqërohesh ka qëllime të mira ndaj teje. Disa njerëz, pretendojnë që të jenë të sinqertë, por prapa shpinës mund të flasin gjëra të këqija.
Janë disa shenja, që ju bëjnë të dalloni një person nëse është i sinqertë apo dinak me ju.
Personat dinak i respektojnë vetëm ata që kanë fuqi, të vërtetit i respektojnë të gjithë
Dinakët tentojnë që të përfitojnë nga të tjerët, të vërtetët nuk i manipulojnë të tjerët
Personat dinak bëjnë thashetheme, ata të vërtetët nuk kanë frikë ta shprehin mendimin e tyre
Dinakët nuk i mbajnë premtimet, ata të vërtetët bëjnë gjithçka për ta mbajtur fjalën
Personat dinak gjithmonë i kritikojnë të tjerët, të vërtetët gjithmonë tentojnë t’i inspirojnë të tjerët/Familja Jone