Universiteti i Prishtinës ka hapur thirrjen për Hapet thirrja për aplikime për edicionin e 26-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës.
Sipas njoftimit, Edicioni i vitit 2026 ofron 19 kurse të ndryshme të ligjëruara nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor.
“Universitetit Ndërkombëtar Veror i Prishtinës ofron më shumë sesa thjesht mësim akademik — është një mundësi për t’u bërë pjesë e një komuniteti inovativ që i vlerëson individët si kontribuues dhe bashkëkrijues në formësimin e kuptimeve të reja dhe identiteteve kulturore. Qoftë nëse jeni nga Kosova apo nga kudo në botë, ky program është i dizajnuar për të nxitur shkëmbimin akademik dhe kulturor, duke bashkuar studentë dhe profesorë nga katër kontinente.” ka shkruar Univeriteti i Prishtinës.

Tutje UP-ja ka rikujtuar se krahas kurseve, studentë mund ta kenë gjithashtu mundësinë të shijojnë ekskursione, programe kulturore dhe aktivitete jashtëkurrikulare që prezantojnë bukurinë dhe kulturën e Kosovës.
Afati i aplikimit është i hapur deri më 23 mars 2026 kurse ligjëratat ligjëratat fillojnë më 6 korrik 2026 dhe programi përfundon më 17 korrik 2026.
Programi është i hapur për studentë ndërkombëtarë dhe për studentë nga Kosova.
“Programi aktualisht është falas për studentët nga rajoni i Ballkanit, ndërsa për studentët e huaj aplikohet një tarifë prej 100 euro, e cila përfshin akomodimin dhe ushqimin e plotë. (Ju lutemi vini re se shpenzimet e udhëtimit nuk përfshihen.)” – ka bërë të ditur UP-ja.
Aplikimi online mund të bëhet përmes vegzës: https://unvp.uni-pr.edu/
Ndërsa, katalogu i kurseve është i qasshëm këtu.













