Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se të rinjtë e ekipit nga Kosova, së bashku me trajneren Majlinda Kelmendi, do të qëndrojnë për dy javë në Japoni në kuadër të një kampi stërvitor dhe shkëmbimi përvojash.
Siç ka njoftuar federata, Shutoku High School është nikoqiri kryesor i këtij kampi stërvitor. Xhudistët tanë që po marrin pjesë janë: Enise Zijade, Arba Hasanaj, Jon Kuka, Blin Kuka dhe Milot Gashi.

“Kjo është një mundësi e mirë për të fituar përvoja të reja, për t’u përgatitur më mirë për garat e ardhshme dhe për të ngritur edhe më lart nivelin e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.” – ka thkesuar Federata e Xhudos së Kosovës.











