Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Muzeu i Mitrovicës bëhet anëtar i rrjetit evropian NEMO

Rrjeti i Organizatave Evropiane të Muzeve, ka njoftuar se Muzeu i Mitrovicës është anëtari më i ri i këtij rrjeti evropian.

“Jemi të lumtur ta mirëpresim Muzeun e Mitrovicës – Museum of Mitrovica (Kosovë) në NEMO! Muzeu i Qytetit të Mitrovicës është një institucion publik kulturor komunal nën Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i përkushtuar ruajtjes, hulumtimit dhe prezantimit të trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit përmes ekspozitave, programeve edukative dhe angazhimit me komunitetin.”

Lumturinë për këtë anëtarësim e ka shprehur edhe drejtoresha e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi.

“Ditë e madhe për muzeun tonë! Muzeu i Mitrovicës pjesë e rrjetit evropian të muzeve NEMO! Të lumtur për këtë moment, e të ngazëllyer për mësimet që do i shkëmbejmë!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë