Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielen e 4 janarit rreth orës 17:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari A. Rama, i cili ka njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime ka gjetur një portofol të humbur.
Sipas njoftimit të policisë, në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i portofolit, ku janë gjetur:- një patentë shoferi- një letërnjoftim- një kartelë bankare- para në vlerë prej 90.65 euro.Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore.” ka shkruar Policia e Kosovës në njoftimin e tyre.












