Në jetë takon qindra persona, që lënë përshtypje të mira apo të këqija tek ju.
Disa prej personave që të japin energji negative dhe më së miri është të qëndroni larg tyre.
Por si ta vini re që një person është toksik dhe po ndikon keq tek u?
Ata bëjnë thashetheme për të tjerët
Personat toksik i adhurojnë thashethemet dhe madje nuk e kanë fare problem që të gënjejnë për të tjerët.
Presin trajtim special
Një person i tillë, mendon që meriton trajtim ndryshe nga të tjerët. Ata e konsiderojnë veten më të bukur dhe më të mençur prandaj mendojnë që meritojnë më shumë.
Ankohen tërë kohën
Ata gjejnë gjithmonë diçka për tu ankuar. Ankesat e tyre nuk përfundojnë kurrë.
Nuk janë modest
Është normale që të krenohesh me të arriturat që ke, por personat toksik këtë gjë e bëjnë tërë kohën. /Familja Jone