Miqësitë e pasurojnë jetën e njeriut. Të kesh miq të mirë, gëzimi përjetohet më shumë e hidhërimi më pak.
Nëse jeni njohur së fundmi me një shok apo shoqe, si ta dini nëse është besnik?
Janë disa shenja që tregojnë se një miqësi do të zgjasë e ato janë:
Të pranojnë ashtu siç je
Një mik i vërtetë nuk pret nga ti të bëhesh dikush që nuk je. Nuk të kritikojnë ose gjykojnë për pasiguritë dhe gabimet.
Janë gjithmonë të sinqertë
Një shok apo shoqe e mirë, ta thotë të vërtetën edhe atëherë kur nuk të pëlqen.
Gjejnë kohë për ty edhe kur janë të zënë
Një mik i vërtetë nuk thotë asnjëherë që ‘më vjen keq që nuk ndihesh mirë, por nuk mund të vi’. Kjo pasi kur dikush njëmend brengoset për ju, kur nuk ndjeheni mirë, do të gjejë kohën.
Të ndihmojnë që të jesh versioni më i mirë i vetes
Një mik i vërtetë dëshiron gjithmonë që të sheh duke u rritur, prandaj ata dëshirojnë që gjithmonë të jesh versioni më i mirë i vetes./Familja Jone