Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Si të mbrohemi nga gripi sezonal? – Këshilla nga IKShPK

Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal:

  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun
  • Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini
  • Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë
  • Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë
  • Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje
  • Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.

Youtube

Arkiva

Kategoritë