Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
STILET E PRINDËRIMIT, PËRSE JANË TË RËNDËSISHËM?

Shkruar nga: Gentiana Kuqi Tishukaj-Psikologe Klinike

Stilet e prindërimit kategorizohen bazuar në dy dimensione të sjelljes së prindërve, dimensioni i kërkesës, i cili i referohet shkallës në të cilën prindërit përpiqen të kontrollojnë sjelljen e fëmijeve të tyre dhe dimensioni i ndjeshmërisë i cili i referohet shkallës se sa janë prindërit të ndjeshëm ndaj nevojave emocionale dhe zhvillimore të fëmijeve të tyre.

Më poshtë do ti përmendim 5 strategji apo stile kryesore të prindërimit dhe si ndërlidhen këto stile prindërimi me përdorimin e drogës dhe me zhvillimin emocional të fëmijëve.

Stili i prindërimit autoritativ, prindërit janë të ngrohtë por të prerë. Ata ikurajojnë fëmijët e tyre që të jenë të pavarur përderisa vazhdojnë që të tregojnë limitet dhe të kenë kontroll në veprimet e tyre. Prindërit autoritativ përfshihen në diskutime dhe debate me adoloshentët e tyre megjithëse përgjegjësia përfundimtare qëndron në prindin.

Rezultatet, studimet tregojnë që fëmijët e prindërve autoritativ mësojnë se si të negociojnë dhe të përfshihën në diskutime ata e kuptojnë që opinionet e tyre kanë vlerë. Si rezultat, ata kanë më shumë të ngjarë që të jenë shoqërirsht kompetent, të përgjegjëshem dhe të tregojnë autonomi (janë vetëqeverisës). Këta fëmijë do të kenë një bazë të fortë për arritje të mëdha në jetë dhe një shëndet të mirë emocional dhe mendorë.

Stili i prindërimit autoritar, prindërit nuk paraqesin ngrohtësi dhe janë shumë kontrollues. Këta prindër janë disiplinar të rreptë, kufizues, stil ndëshkues dhe insistojnë që fëmijët të ndjekin drejtimet e tyre pra prindërve. Prindërit autoritar përfshinë fraza të tilla sic janë “Ti duhësh të bësh këtë sepse une e themë dhe sepse unë jamë prindi dhe ti nuk je”. Prinërit autoriatë nuk përfshihën në diskutime me adoloshentët e tyre, rregullat dhe standartet e familjes nuk diskutohën së bashku me fëmijët. Prindërit autoritar besojnë që fëmijët duhët të pranojnë pa pyetur rregullat dhe praktikat që ata krijojnë. Studimet tregojnë që adoloshentët me prindër autoritar mësojnë që të ndjekin rregullat e prindërve dhe zbatim të disiplinave strike është më e vlerësuar se sa sjellja e pavarur.

Rezultati, si rezultat fëmijët mund të jenë të rrebeluar dhe të varur. Ata bëhen rrebel mund të shfaqin sjellje agresive. Këta fëmijë janë më të nënshtruar dhe kanë tendencë të mbesin të varur nga prindërit e tyre. Kanë vetëbesim tejet të ulët më shumë gjasa kanë mundësi që të krijojnë probleme emocionale me crregullime mendore dhe probleme me drogën.

Stili prindëror tolerues, prindërit janë shumë të ngrohtë të dashur, por pa kërkesa dhe pasiv në rolin e tyre prindëror dhe besojnë që mënyra për të siguruar dashurinë e tyre është që të plotësojnë të gjitha kërkesat e fëmijëve. Prindërit tolerant nuk kanë dëshirë të thonë jo ose të zhgënjejnë fëmijët e tyre. Si rezultat, fëmijët janë të lejuar që të marrin disa vendime të rëndësishëme pa përfshirjen e prindërve. Prindërit nuk e shohin veten e tyre si participant aktiv në zhvillimin e aktivitetëve të adoloshentëve të tyre. Nuk arrijnë të vendosin kufijë të caktuar të monitorojnë nga afër aktivitetet e fëmijëve ose të kërkojnë sjellje të përshtatëshme të fëmijeve të tyre.

Rezultati, fëmijët e rritur me këtë stil prindërimi kanë tendencë të jenë impulsive rebel pa qëllime në jetë dhe dominues, agresivë, aftësi të ulëta të vetëkontrollit dhe më pak gjasa për arritje në jetë. Si rezultat adoloshentët mund të kenë vështirësi me vetëkontrollin dhe shfaqin tendenca egocentrike që mund të interferojnë në zhvillimin e duhur në marëdhenjet me bashkëmoshatarët. Këta fëmijë janë egocentric dhe gjithmonë mendojnë që kanë të drejtë. Jamë në rrezik për depression mungesë për pavrësi dhe abuzim me droga.

Stili i prindërimit neglizhues, prindërit nuk janë të ngrohtë dhe nuk paraqesin ndonjë kërkesë për fëmijët e tyre. Ata e minimizojnë kohën e tyre të interaktivitetit dhe në disa raste janë të pa përfshirë deri në pikën për të qenë neglizhent. Prindërit e papfërfshirë janë indiferent kundrejt nevojave të fëmijeve, nuk vendosin kufijë dhe rregulla të qarta për fëmijët. Prindërit e pa përfshirë, përfshijnë fraza të tilla sic janë “Nuk më intereson se ku po shkon” ose “ pse duhët të kujdesem se qfarë po bën”?. Ky stil i prindërimit rrall i konsiderojnë inputet e fëmijëve të tyre në vendimëmarrjet e familjës dhe ata në mënyrë gjenerale nuk dëshirojnë që të shqetësohen nga fëmijët e tyre. Këta prindër mund të jenë shumë të ngarkuar nga ngjarjet e veta jetësore ose mund të kenë veten në qender të vëmendjes- egoist. Komunikimi dhe ndërveprimi prind fëmijë është në një masë tejet të vogël dhe në një mënyrë jo të shëndetëshme.

Rezultati, studimet mbështesin atë që fëmijët e prindërve të pa përfshirë mësojnë që prindërit janë të përfshirë në jetët e tyre (prindërve) dhe kanë më pak të ngjarë që të investojnë më shumë kohë si prindër. Fëmijët e rritur me këtë stil të prindërimit kanë tendencë të kenë vetëbesim të ulët dhe kanë vështirësi në rregullimin e tyre emocional. Gjithashtu, gjithmonë janë në kërkim për të gjetur një figurë tjetër edhe në moshë të rritur, figurë e cila do të zëvëndësojë prindin i cili ose e cila e ka lënë pasë dore kur ishte fëmijë. Këta fëmijë janë të predispozuar për përdorim të drogës dhe alkoolit.

Stili i prindërimit tej mase përfshirës dhe mbrojtës, këta prindër janë shumë të fokusuar tek fëmijët, jashtëzakonisht vigjilent, anksioz dhe të frikësuar nga pasojat e cdo sjellje të fëmijës. Ata zakonisht marrin shumë përgjegjësi për përvojat e fëmijëve të tyre në vecanti sukseset ose dështimet e tyre. Kjo do të thotë të përfshihësh në jetën e një fëmije në një mënyrë që është tejet mbikqyrëse, tejet mbrojtëse dhe kërkohet tejpërfeksionim nga fëmija. Ky stil i prindërimit i tejkalon kufijtë e një prindi përgjegjës.

Rezultati, fëmijët e rritur në këtë mënyrë do të kenë vetëbesim të ulët, sepse ju do ti jepni mesazhin që nuk po i besoni se ai/ajo nuk mund të bëjë dicka, prandaj po e bëni gjithcka ju vet. Këta fëmijë mund të zhvillojnë sensin se ata kanë gjithmonë të drejtë dhe kjo do ti cojë në konflikte në rrethin social. Po ashtu, mund të ketë zhvillim të ulët të shkathtësive ballafaquese me humbjen, dështimin, zhgënjim dhe to të jenë më të cënueshëm nga ankthi dhe depresioni.

Si prindër, secili nga ju sigurisht që mund të keni dyshime kohë pas kohe se a jeni duke e dhënë më të mirën për fëmijët tuaj gjatë procesit të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Është shumë e rënësishëme që t’ju ofroni dashuri përkrahje, siguri dhe mirëkuptim në secilën fazë të zhvillimit të fëmijëve, sepse në këtë mënyrë do t’ju krijohët ndjenja e sigurisë dhe përkatësisë dhe për secilin problem që mund ta kenë do të ndjejnë sigurin të ndajnë me juve si prindër.

Një gjë duhët të kemi parasyshë në rrolin tonë prindëror është shumë e rëndësishëme që qëllimi përfundimtar i secilit nga ne të jetë që të sigurojë mirëqenien mendore dhe fizike të fëmijës dhe të vendosë rrugën për të ardhmën e tyre të ndritëshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë