Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa kohë pas abortit gruaja duhet të ketë cikël menstrual?

Aborti është procedurë mjekësore, për të përfunduar një shtatzëni. Është normale që gruaja të ketë gjakderdhje menjëherë pas abortit, por cikli i parë menstrual i saj vjen pas disa javësh.

Shumë gra, përjetojnë gjakderdhje menjëherë pasi kryejnë abortin.  Doktorët këtë e quajnë ‘gjakderdhje pas abortit’. Janë dy lloje të aborteve: ai mjekësor dhe kirurgjik.

Aborti mjekësor, është kur doktori i jep gruas një pilulë që ta përfundojë shtatzënisë. Ky lloj i abortit është i mundur në 10 javët e para të shtatzënisë.

Në këto raste gruaja që ka kryer abort përmes pilulës, mund të ketë cikël menstrual pas dy javësh.

Kurse aborti kirurgjik, ndodh pas javës së 10 të shtatzënisë. Ky lloj i abortit, mund t’i shkaktojë gruas gjakderdhje, që mund të ngjasojnë me gjakderdhjet e ciklit menstrual.

Por si ndikon aborti në periodat e një gruaje?

Një grua që ka kryer abort, normalisht do duhej të kishte cikël menstrual pas 4 deri 8 javë pas procedurës. Nëse nuk ka cikël as pas 8 jave, ajo duhet të kontrollohet tek gjinekologu. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë