Pacientët që kërkojnë shërbime në ambulancat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, së shpejti do ta kenë një lehtësi, pasi aty do të punohet me orar të zgjatur. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari.
Drejtori i QKUK-së, ka thënë se brenda ditës ambulancat specialistike e vizitojnë rreth 2 mijë njerëz, andaj e konsiderojnë të nevojshme zgjatjen e orarit të punës.
Në kuadër të kësaj, Osmani ka thënë se janë proces të krijimit të sistemit për termine online, e cila zvogëlon kohën e pritjes dhe eviton tollovinë.
“Realisht edhe çështjen e Ambulancave e kemi bërë një fizibilitet në kuadër të disa objektivave, si në infrastrukturë, çështjen e pajisjeve, e digjitalizimit mirëpo një poentë shumë e rëndësishme është e ambulancat specialistike ku në pjesën e dytë të tetorit do të jetë sistemi i radhës i vendosur në ambulancat specialistike, ku së paku e krijon një lloj barazie sa i përket çështjes së marrjes së terminit për kontrolle që ndodhin në ambulancat specialistike”.
“Atje, aktualisht digjitalizimi i asaj pjese është një program i cili nuk e ngritë në sistem çështjen e terminëve online, jemi duke bërë përpjekje në këtë drejtim që shumë shpejtë kalohet edhe në terminët online që thjesht ata qytetarë të cilët mund të mos me qenë fizikisht për ta bërë terminin, kështu që do ta shfrytëzojnë natyrisht aplikacionet e ndryshme qoftë përmes telefonave të mençur apo edhe thirrjeve telefonike, ku thjesht terminët do të jenë online edhe përmes telefonit, në mënyrë që të organizohemi sa më efektiv. Natyrisht orari i punës do të jetë objekti tjetër që do të respektohet maksimalisht dhe natyrisht që planifikojmë me zgjat (orarin e punës) dhe njëkohësisht programi i ambulancave do t’i shkurtojmë disa burokraci teknike të cilat ndodhin”, ka thënë Hajdari.
Osmani ka thënë se në ambulancat specialistike shpesh herë krijohet tollovi e panevojshme, pasi funksionon me dy sektorë, atë të pranimit dhe pagesës. Andaj, e ka menduar edhe një zgjidhje.
“Çështja e pagesës dhe çështja e terminit. Aktaualisht janë dy sektorë: sektori i pranimit dhe sektori i pagesës dhe qytetari mjafton të humb të të dyja sportelet për shërbimin e njëjtë. Do të jetë një qendër e integruar me një ndalesë, ku qytetari e bën terminin, vizitohet direkt te mjeku dhe raporti gjenerohet në deskun e informacionit dhe pacienti lëviz dhe e kryen shërbimin”, u shpreh Hajdari.
Si problematikë tjetër për QKUK-në janë edhe referencat e pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, për shkak të mungesës së Spitalit të Prishtinës. Si zgjidhje, është menduar krijimi i programit për të zgjedhur mjekun, ku fillimisht duhet t’i nënshtrohet mjekësisë familjare.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës për shkak të mungesës së një spitali rajonal të Prishtinës, shpesh herë kemi referime nga Qendrat e Mjekësisë Familjare por ka edhe shumë qytetarë referohen direkt. Thjesht vjen dhe shpesh herë kuadri mjekësor për të mos e kthyer e trajton, kështu që krijohet edhe një fluks i njerëzve. Konsideroj që Ministria e Shëndetësisë përmes programit për ta zgjedhur mjekun, edhe kjo do të trajtohet me seriozitet ku secili pacientë do t’i nënshtrohet mjekësisë familjare, shpesh herë disa shërbime të cilat iu ofrojnë njësitë e shërbimit familjar në nivel komunal, kanë edhe sistem të radiologjisë, kanë sistem edhe diagnostik dhe shpesh herë shumë qytetarë ato shërbime i bëjnë në QKUK duke na ngarkuar në kuptimin e pacientëve. Natyrisht që është një fluks i madh, ashtu siç është e potencova ku ka një lëvizshmëri rreth 6-7 mijë njerëz brenda ditës në QKUK, rreth 2 mijë njerëz lëvizin në ambulancat specialistike. Kështu që është një fluks i jashtëzakonshëm”, u shpreh Hajdari./EO