Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitime shëndetësore që ofrojnë bajamet

Bajamet janë fruta të thata të cilat ofrojnë shumë përfitime shëndetësore përfshirë përmirësimin e kujtesës, forcimin e zemrës, kontrollimin e peshës, shkëlqimin e lëkurës dhe shëndetin e eshtrave.

Konsumimi i bajameve, sidomos në mëngjes, rrit funksionin e trurit dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi.

Këto fruta të thata janë burim shumë i mirë i vlerave ushqyese, si Vitamina E, magnezi e proteinat, shkruan Times of India.

Dietologia Vayn Katyal ka thënë se bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fokusin

“Bajamet përmbajnë riboflavin dhe L-carnitinë, vlera ushqyese këto që ndikojnë për të mirë te kujtesa”, ka thënë ajo duke shtuar se Vitamina E mbron trurin nga stresi oksidativ, duke përmirësuar edhe fokusin.

Magnezi rrit koncentrimin dukë përmirësuar komunikimin ndërmjet qelizave trunore.

“Bajamet janë zgjedhje shumë e mirë për ata që duan ta përmirësojnë fokusin, sidomos kur konsumohen rregullisht”, ka thënë dietologia.

Bajamet njihen për vetitë që kanë për përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ato zvogëlojnë nivelin e yndyrës së tepërt në gjak, e cila është shkaktare e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë edhe për kontrollimin e peshës trupore pasi që përmbajnë shumë fibra e proteina ndërkohë që nuk përmbajnë shumë kalori.

Bajamet ndihmojnë edhe lëkurën për shkak se përmbajnë sasi të bollshme të antioksidantit të fuqishëm, Vitaminës E, e cila mbron qelizat nga dëmtimi.

Bajamet forcojnë eshtrat për shkak se përmbajnë sasi të madhe të kalciumit. Përveç tij, ato përmbajnë edhe antioksidantë, të cilët rregullojnë sistemin imunitar, gjë që ndihmon trupin të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë