Njerëzit në mbarë botën vuajnë nga diabeti dhe dieta luan një rol të veçantë në menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Doktoresha Maggie Powers zbuloi se cilat ushqime do të ishte mirë të zgjidhnit për ta mbajtur nën kontroll sheqerin. Në radhë të parë janë perimet me gjethe, jeshile, veçanërisht spinaqi.
Gjithashtu, sipas Powers, është mirë të hani lakër, por edhe ushqime të pasura me proteina si kos, gjizë, vezë, mish pa dhjamë dhe gjalpë kikiriku.
Powers thekson se diabetikët mund të konsumojnë edhe ujë frutash, të cilin do ta përgatisin vetë. Është e nevojshme të shtoni limon ose kastravec në ujë të thjeshtë dhe ta lini të qëndrojë për 24 orë para konsumimit, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Në Kroaci janë regjistruar 395.058 persona me diagnozë të diabetit, por llogaritet se numri i përgjithshëm i personave me diabet është rreth 700.000, sepse rreth 40 për qind e personave me diabet nuk kanë diagnozë.
Më shumë se gjysma e pacientëve kanë presion të lartë të gjakut dhe 85 për qind janë mbipeshë ose obezë. Shumica e simptomave në fillim të sëmundjes nuk janë të dukshme dhe më të shpeshtat janë etja, tharja e gojës, humbja e menjëhershme e peshës, urinimi i shpeshtë, uria e shtuar, lodhja dhe rraskapitja.