Një person është lënduar si pasojë i një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Lakrishte në Prishtinë.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.