Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, të njohur si “Mpox”, si një emergjencë globale shëndetësore.
OBSh-ja e mblodhi komitetin e urgjencës pas shqetësimeve se një lloj më vdekjeprurës lisë së majmunëve kishte arritur në katër provincat e paprekura më parë në Afrikë.
Ky virus më herët ishte paraqitur në Republikën Demokratike të Kongos, ku që nga fillimi i këtij viti, me linë e majmunëve janë regjistruar mbi 17 mijë raste dhe më shumë se 500 vdekje.
Lija e majmunit është një sëmundje virale që mund të përhapet lehtë mes njerëzve dhe kafshëve, ku sipas OBSh-së, ajo mund të përhapet përmes kontaktit fizik dhe përmes materialeve si çarçafët, veshjet e gjëra të ttjera.
Simptomat përfshijnë ethe, skuqje të dhimbshme, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe shpine, energji të ulët dhe nyje limfatike të zgjeruara.