Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi: Tumoret po prekin gjeneratat e reja çdo here e më shumë

Një studim i ri i botuar në The Lancet Public Health ka zbuluar se incidenca e tumoreve po rritet gjithnjë e më shumë në gjeneratat më të reja.

Studimi, që analizon të dhënat e 23.654.000 pacientëve të diagnostikuar me 34 lloje kanceresh gjatë periudhës 2000-2019, zbulon se norma e incidencës është rritur për tetë nga 34 llojet e kancerit, duke përfshirë tumoret e gjirit, pankreatikut dhe gastrikut, shkruan ABC7.

Pjesërisht, norma e incidencës ishte dy-tre herë më e lartë në grupin e lindjeve të vitit 1990 në krahasim me atë të vitit 1955 për tumoret e pankreasit, veshkave dhe zorrës së hollë. Përveç rritjes së rasteve të reja, është raportuar gjithashtu një rritje e vdekshmërisë për disa tumore, përfshirë ato të mëlçisë (vetëm te gratë), të uterusit, të vezikës së tëmthit, të testikujve dhe tumorin kolonorektal.

Këto rezultate janë në përputhje me provat e mëparshme që sugjerojnë një rrezik në rritje të kancerit në gjeneratat pas “baby boomers”, duke përfshirë një rritje të kancerit kolonorektal dhe disa tumore që janë lidhur me obezitetin.

Grupe të ndryshme të individëve, të klasifikuar sipas vitit të lindjes, ndajnë kushte të ndryshme shoqërore, ekonomike, politike dhe klimaterike që ndikojnë në ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut për kancer gjatë viteve kyçe të zhvillimit. Megjithatë, studimi nuk ofron ende një shpjegim të qartë për këtë rritje të normave të incidencës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë