Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhen pirë ilaçet pa ujë?

Në udhëzimet e çdo tablete shkruan se duhet të merren me ujë të bollshëm, e kjo nuk është pa arsye.

Disa tableta janë të lehta për gëlltitje pa ujë, por në qoftë se ju e praktikoni këtë mënyrë, është e dëshirueshme që të hiqni dorë nga ky zakon, sepse ka një numër të rreziqeve

Nëse keni pirë ndonjëherë tableta pa ujë sigurisht që ju ka ndodhur qe të ndjeni një dhimbje në mushkëri, dhe pas një kohe nuk mund të gëlltisni asgjë. Kështu që ju mund të dehidroni dhe të përfundoni në spital.

Marrja e tabletave pa ujë mund të shkaktojë dëmtimin e indeve të ezofagut dhe dëmtimin e tij. Disa ilaçe mund të ngecin në ezofag, që me gjasë nuk do t’a ndjeni, për shkak se në këtë pjesë të ezofagut nuk ka receptorë të dhimbjes. Përmbajtja e tabletës në këtë mënyrë mund të dëmtojë indin e ezofagut, që shkakton ulcera dhe plagë të cilat mund të jenë fatale.

Pothuajse të gjitha barnat që njerëzit përdorin sot mund të shkaktojë inflamacionin e ezofagut, dhe madje edhe vitamina C, për të cilën kurrë nuk do të kishit thënë. Prandaj është shumë e rëndësishme që ju t’i merrni tabletat me ujë të bollshëm për të shmangur ndërlikimet e mundshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë